Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Korenica beson se do të jetë kandidat i VV-së për kryetar të Rahovecit

Visar Korenica, deputet aktual i Lëvizjes Vetëvendosje, beson se 99.9 për qind do të jetë kandidati i kësaj partie për kryetar të Komunës së Rahovecit, në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Ai është i bindur se do ta fitojë besimin për udhëheqjen e kësaj komune në 4 vitet vijuese.

Mirëpo, nuk thotë se garën do ta fitojë që në raundin e parë. Ai thekson se në raundin e parë do të jetë i pari, ndërsa në të dytin fitues i garës “në koalicion me qytetarët”

Si rival kryesor në garën e tetorit në Rahovec ai e sheh kryetarin aktual të kësaj komune, Smajl Latifin e AAK-së.

Por sipas tij, Latifi tij ka ndonjë strukturë të fuqishme në terren. Duke folur për LDK-në dhe PDK-në, Korencia thotë se edhe nësë të gjithë bëhen bashkë, do t’i mundë në balotazh.

I pyetur nëse përshkrimi i tij si "ekstremist fetar" nga rivalët politik do të jetë hendikep për të, Korenica ka mohuar një gjë të tillë.

Edhe Latifi dhe AAK e Rahovecit ende pa vendim nëse do të bëjnë koalicion paszgjedhor Arbëri Latifi dhe AAK e Rahovecit ende pa vendim nëse do të bëjnë koalicion paszgjedhor

"Edhe vetë ata që e thonë këtë nuk e besojnë dhe si propagandë koti, ajo nuk do të ketë ndonjë efekt", vë në pah Korenica.

Vetëvendosje do të vendosë për kandidaturat e saj për kryetar komune gjatë kësaj fundjave kur edhe është afati i fundit për këtë çështje.