Koalicioni i nënshkruar sot mes Vetëvendosjes dhe AKR-së për kryetar të Prishtinës, mund t’i paraprijë një koalicioni mes këtyre dy partive në Mitrovicë.
Në konferencën e nënshkrimit të marrëveshjes mes Shpend Ahmetit të VV-së dhe Selim Pacollit të AKR-së, i pranishëm ishte edhe kryetari aktual i Mitrovicës, Agim Bahtiri, që po kërkon një mandat të dytë.
“Besoj se së shpejti edhe atje do të ketë lajme të mira”, ka thënë Shpend Ahmeti kur është pyetur për një koalicion të mundshëm mes VV-së dhe AKR-së edhe në Mitrovicë.
Bahtiri në balotazhin e 19 nëntorit do të përballet me Valdete Idrizin e PDK-së që sot nënshkroi marrëveshje me AAK-në.
Artikuj të ngjashëm
-
AKR-ja mbështet VV-në në Prishtinë, VV-ja AKR-në në Mitrovicë e AAK-ja PDK-në
-
Kurti i VV-së në Mitrovicë për ta mbështetur Bahtirin e AKR-së
-
Bahtiri lidh koalicion me Alternativën, paralajmëron edhe koalicione tjera
-
AKR-ja i bashkohet Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës
-
PDK bën koalicion me AAK-në në Mitrovicë