Kandidati për Kryetar të Mitrovicës nga LDK, Safet Kamberi, mbrëmë në një takim me punëtorët e arsimit, ka shpalosur programin e LDK-së për arsim.
Ndër të tjera ai ka njoftuar të pranishmit se në kuadër të tetë (8) prioriteteve të qeverisjes së LDK-së, prioriteti nr. 2 është “Mitrovica qytet universitar më arsim në funksion të kërkesave të tregut” ku parashihen disa pika, që janë si në vijim:
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo- Rregullimi i infrastrukturën në tërësi përreth Kampusit Universitar në Mitrovicë, në mënyrë që ai vend të jetë një qendër universitare e cila do të gjenerojë zhvillim dhe hapje të bizneseve të reja në shërbim të studentëve;
- Edukimi nga moshat e hershme prioritet i qeverisjes tonë. Dy çerdhe të reja, në Iliridë dhe në Shipol; (Çerdhja në Iliridë do të vendoset në objektin ku aktualisht është AMF-ja, kurse AMF-ja do të zhvendoset në objektin pranë saj);
- Do të investojmë në cilësinë e mësimdhënies në shkollën e mesme teknike, do ta bëjmë atë atraktive për nxënës, në mënyrë që të përgatiten kuadro sipas kërkesave të tregut për regjionin e Mitrovicës;
- Dollapët për secilin nxënës nga klasa 0-9, në secilën shkollë; të renditen më poshtë
- Mjete të konkretizimit dhe kabineteve të biologjisë, fizikës dhe kimisë në të gjitha shkollat;
- Panairi i shkencës të ketë karakter garues ndërkombëtar ku nxënësit konkurrojnë idetë e tyre shkencore dhe inovative;
- Biblioteka nëpër shkolla, aty ku ka bibioletë do të pasurohen me tituj të rinj;
- Siguri e plotë në të gjitha shkollat, instalimi i kamerave në secilën shkollë.
Në katër shkollat e mesme do të ketë sigurim fizikë që do të ofrojë siguri të plotë për të gjithë nxënësit;
- Në secilën lagje do të ketë kënde të lojërave për fëmijë;
- Ndërtimi i bibliotekës së qytetit (objekti ku aktualisht është QKMF-ja do të ri destinohet për bibliotekë të);
- Trajnime dhe rikualifikime për të gjithë mësimdhënësit që ta avancojmë nivelin e mësimdhënies dhe do të vendosim koordinatorët e cilësisë në secilën shkollë;
- Daljet emergjente nëpër shkolla në raste emergjente për evakuimin e nxënësve dhe personelit;
- Hidrantet e ujit për fikjen e zjarreve.