Kandidati për kryetar të Prizrenit nga AAK, Lulzim Kabashi, tha se ngritja e cilësisë së arsimit do të jetë prioritet për komunën e Prizrenit.
Ai gjatë një tubimi zgjedhor të kësaj partie në Prizren, ka premtuar mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, zejtarëve, si dhe do të rikthejë të zhdukurat dhe se do të rikthejë simbolin e rrugëve të Prizrenit.
“Të zotohesh para mijëra bizneseve të vogla dhe të mesme se do ta ndjejnë dorën e qeverisë në kohën kur shumica e tyre është në gjendje të mbijetesës së tyre ekonomike është obligim para këtij komuniteti llogari kërkues. Unë jam i vetëdijshëm dhe i gatshëm për llogaridhënie. Të premtosh se buxheti për bujqësi dhe blegtori do të dyfishohet do të thotë të mbash me shpresë qindra mijëra lavërtarë, pemëtarë, vreshtarë dhe bletar, jam i vetëdijshëm dhe i gatshëm t’i mbaj premtimet”, tha Kabashi.
Ai tha se Prizreni ka nevojë më shumë që të udhëhiqet si një shtëpi e mbarë dhe e bereqetshme, dhe se kjo komunë ka nevojë për një zot shtëpie.
-
Berisha premton investime në tregjet e Prizrenit
-
Hamza në Prizren premton rregullimin e Unazës së Qytetit dhe Shatërvanit
-
Jep dorëheqje kryetari i Degës së AAK-së në Prizren
-
Kronika zgjedhore / Daut Haradinaj thotë se për Prishtinën është sa krejt liderët e tjerë bashkë
-
Kronika Zgjedhore/ AAK-ja premton rindërtim të “Kino Lumbardhit”