Përmirësimi i shërbimeve shëndetësore dhe sistemit shëndetësor në Podujevë, do të jenë angazhimi i vazhduar i qeverisjes sime, tha kryetari i ardhshëm i komunës së Podujevës, Hajredin Hyseni, në një takim me punëtorët shëndetësor.
Ai pastaj shkoqiti disa nga prioritetet kryesore të programit për qeverisjen e ardhshme, duke thënë se shëndeti i qytetarëve tanë do të jetë njëri ndër fokuset kryesore të punës së tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Do të punojmë fuqishëm për krijimin e kushteve për punë për personelin shëndetësor. Shërbimi i gjinekologjisë me obstetrikë do të funksionalizohet menjëherë dhe atë 24 orë. Do të bëjmë digjitalizimin e shërbimeve shëndetësore. Shërbimet shëndetësore në QKMF do të jenë 24 orë dhe do të shqyrtohet mundësia që edhe nëpër QMF (qendra 2-qyteti, Kërpimeh, Lluzhan dhe Orllan) të bëhet shërbimi 24 orë. Po ashtu do të bëjmë rifunksionalizimin e qendrës- Podujeva”, tha me këtë rast, Hajredin Hyseni.
Hyseni në këtë takim garantoi se do të bëhet edhe funksionalizimi i spitalit të përgjithshëm në Podujevë, si dhe funksionalizimi i shërbimit të dializës, për të cilat kërkesa e qytetarëve është shumë e madhe.
Sipas tij, PDK do të sigurojë një shtrirje më të mirë të infrastrukturës së mjekësisë familjare në qendër dhe në fshatra, duke shfrytëzuar në mënyrë racionale buxhetin e tatimpaguesve, donatorët, organizatat qeveritare dhe joqeveritare.
“Në bashkëpunim me institucionet edukative/arsimore-shkencore, PDK do të zhvillojë plane për nevojat e aftësimeve profesionale në të ardhmen në sektorin primar shëndetësor, si dhe furnizimi i rregullt me barëra nga lista esenciale dhe me material harxhues, për të gjitha ambulancat dhe qendrat e mjekësisë familjare në Komunë”, përfundoi, Hyseni.