Kryetari aktual dhe kandidati edhe për një mandat qeverisës me Gjilanin, Lutfi Haziri, ka vizituar sot banorët e Stublinës, ku ka dëgjuar hallet dhe problemet me të cilat ata ballafaqohen.
Haziri ka shfaqur zotimin se në mandatin e ri do ta ndërtoj rrugën që e lidhë Pogragjën me Stublinën, sikurse edhe investime tjera të rëndësishme në infrastrukturë.
I pari i gjilanasve është shprehur se banorët e Stublinës do të përfitojnë nga Komuna subvencione të mëdha në sferën e bujqësisë, që do të ndikoj direkt në forcimin e familjes bujqësore, duke u krijuar mirëqenie.
Artikuj të ngjashëm
-
LDK: Pogragja foli fort: Të gjitha votat shkojnë për Lutën
-
Haziri: Programi im ka fituar besimin edhe në zgjedhjet e kaluara, shumicën e problemeve i kemi zgjidhur
-
Kronika Zgjedhore/ LDK-ja i premton Mitrovicës shtëpi për të moshuarit
-
Qytetarët e Gjilanit e kritikojnë kryetarin për zvarritje të disa projekteve
-
Haziri premton përmbylljen e investimeve në zonat rurale