Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Dreshaj: Nuk lejoj të më merret fitorja në tavolinë

Kandidati i AAK-së për kryetar të Istogut, Gani Dreshaj, edhe një herë ka thënë se fitorja e tij është e sigurt në Istog.

Ka thënë se fitorja e tij sot u rikonfirmua dhe se nuk mund t’ia marrë askush nga tavolina.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Postimi i Dreshajt në Facebook:

Istogu votoi për të tretën herë për ndryshim.

I falënderojë qytetarët e Istogut për këtë mundësi, anipse për fajin e dikujt tjetër u desht të dilej në votime.

U rikonfirmua fitorja ime përsëri dhe më nuk do të lejoj që të më mirret fitorja në tavolinë.

Tani pres rezultatet me postë dhe me kusht për të thelluar rezultatin e fitores. G.D

Megjithatë, burime në KQZ i kanë thënë Kohës Ditore se janë bërë gabime në administrim të rezultatit. Sipas të njëjtit burim kandidati i LDK-së, Haki Rugova ka fituar në Istog, me saktësisht 75 vota më shumë se sa kandidati i AAK-së, Gani Dreshaj.