Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj e ka kritikuar qasjen e kryetarit të deritashëm dhe kandidatit të Vetëvendosjes për Prishtinën, Shpend Ahmeti, në lidhje me Spitalin e Prishtinës.
Çelaj ka thënë se është e pakuptueshme se si Ahmeti krenohet për ujin që s’është fare projekt i Komunës së Prishtinës derisa e ka quajtur të turpshme që të flitet për mbeturinat në vitin 2018.
Ahmeti e ka kritikuar Çelajn se ka qenë bllokues i Prishtinës, derisa ka thënë se i vjen mirë që Çelaj nuk do të jetë më në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Në videon e mëposhtme mund ta ndiqni përplasjen e Ahmetit me Çelajn në debatin për Prishtinën në “Koha elektorale” në KTV:
Artikuj të ngjashëm
-
Çelaj thotë se i vjen mirë që Ahmeti po merr nga programi i tij, ia kujton përqeshjen e “rampave”
-
Ahmeti dëshiron që të qeverisë pa opozitë, thotë Çelaj
-
Ahmeti – Çelajt: PDK s’të bën kandidat për kryetar
-
Çelaj: Ahmeti s’ka më arsyetim për mospunën e tij
-
Opozita e zhgënjyer me Ahmetin, thonë se Prishtina është pa kryetar