Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka kryer obligimin e tij qytetar duke votuar në vendlindjen e tij.
Aliu ka uruar që procesi i votimit të jetë i qetë, demokratik dhe qytetarët të dalin masovikisht, për të vendosur për një të ardhme sa më të mirë për ta dhe familjet e tyre.
“Le të fitojë më i miri, le të fitojë Ferizaj”, ka thënë ai.