Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Ahmeti i përgjigjet Abrashit për çështjen e tatimit në pronë

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi javën e kaluar në Rubikon të KTV-së ka thënë se në qeverisjen e Shpend Ahmetit është rritur tatimi në pronë. Këtë e hedhur poshtë Ahmeti duke thënë se është e pavërtetë.

Ai në Rubikon të KTV-së ka thënë se fatura e përgjithshme e tatimit në pronë veç është nivelizuar dhe jo rritur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Investimet kapitale janë 24 milionë euro, dikur rreth 74%, tavanet nuk kanë lëvizë, në aspektin që janë shtu në mënyrë proporcionale”, ka thënë ai.

“Fatura e tatimit në pronë, e përgjithshmja, nuk ka ndryshu shumë. Në kemi bërë nivelizim, sepse na u ka duk e padrejtë që Kodra e Trimave të jetë në nivel të dytë e fshati ndërkombëtarë të jetë në nivel të gjashtë. Fatura është pothuajse e njëjtë. Është shumë pak e rritur. Kodra e trimave paguan shumë më pak, ndërsa fshati ndërkombëtarë më shumë. Pra, ne i kemi nivelizuar”, shtoi tutje Ahmeti.

“Mendojmë se është e drejtë dhe ka qenë njëri ndër premtimet”.