Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Abrashi ka projekte të detajuara për investime të mëdha në urbanizëm

Arban Abrashi ka projekte konkrete për transformimin e Prishtinës në qytet kompakt, për eliminimin e problemeve të akumuluara në urbanizëm, për investime të fuqishme në të gjitha pikat kyçe të qytetit, duke e shndërruar kryeqytetin e Kosovës në metropol rajonal.

Në konsultim të vazhdueshëm me qytetarët dhe ekspertë të shquar, kandidati i LDK-së, Arban Abrashi, ka planifikuar detajisht masat dhe veprimet konkrete që do ta ndërprejnë degradimin dhe në të njëjtën kohë do t’i hapin udhën zhvillimit të hovshëm urban të kryeqytetit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Duke pas parasysh se gjatë katër viteve asnjë projekt nuk është përfunduar dhe asnjë metër gyp nuk është shtruar, Abrashi ka paraparë që të gjitha planet mandatore dhe hapësinore të harmonizohen dhe të vihen në shërbim të vizionit për Prishtinën qytet kompakt, ku çdo lagje e saj do të trajtohet sipas konceptit zhvillimor të integruar dhe çdo projekt do të jetë në përputhje me kërkesat e qytetarëve.

Gjatë kësaj kohe do të përfundohet harta zonale në bashkëpunim me ekspertë të fushës përkatëse dhe përmes kompanive profesionale, duke iu përmbajtur në tërësi Ligjit për Planifikim Hapësinor.

Do të ketë bashkëpunim të pandërprerë me Shoqatën e Arkitektëve, stafin akademik universitar, ekspertë si dhe do të rivendoset praktika institucionale e harmonizimit të planeve dhe investimeve me kompanitë regjionale dhe komunale dhe me institucionet qendrore dhe agjencitë tjera, me qëllim të koordinimit dhe planifikimit të përbashkët, duke evituar mosmarrëveshjet.

Menaxhimi urban do të bëhet përmes ‘One-Stop-Shop’ për të operacionalizuar menaxhimin urban, shërbimet që lidhen me urbanizëm, duke përfshirë pronën, inspeksionin etj, të cilat do të riorganizohen si shërbime të integruara.

Hapësirat publike do të kategorizohen sipas nevojave të qytetarëve të Prishtinës ku çdo hapësirë publike do të destinohet për një ose më shumë funksione.

Ndërkaq, pranimi teknik i objekteve do të bëhet përmes lëshimit të lejeve për objektet e banueshme duke mundësuar regjistrimin në kadastër dhe eliminimin e problemeve për lëshimin e lejeve.

Boshti historik i Prishtinës do të bëhet duke lidhur Bulevardin “Nëna Terezë” me qendrën e vjetër duke e shndërruar atë në shëtitore reprezentative, që ruan kujtesën shekullore të qytetit.

(Artikull i sponsorizuar nga LDK-ja)