Zgjedhjet lokale

AAK-ja i drejtohet Supremes për interpretim ligjor

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka refuzuar ankesën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që i ka bërë të premten rreth pretendimeve për parregullsi dhe shkelje Kushtetute gjatë rivotimit për zgjedhje të kryetarit të Istogut, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mirëpo, siç thonë në këtë subjekt ankues, pas refuzimit të dytë të ankesave të AAK-së nga PZAP-i, do t’i shfrytëzojë të gjitha mundësitë ligjore dhe se Gjykatës Supreme do t’i drejtohen brenda afatit të caktuar. “