Zgjedhjet lokale

Verifikimi e rrit diferencën e Tahirit me Pecin edhe për 12 vota

Tahiri Peci

Për 12 vota është rritur diferenca e përgjithshme e votave në garën për kryetar të Mitrovicës, pas procesit të verifikimit.

Arian Tahiri i Partisë Demokratike të Kosovës, pas verifikimit të votave në zgjedhjet lokale të 12 tetorit del se ka marrë 15 mijë e 393 vota (47.91%), apo 40 më shumë se Faton Peci i Lëvizjes Vetëvendosje që mori 15 mijë e 353 (47.78%).

Për dallim nga distanca prej 40 votash tash, në numërimin preliminar, Tahiri kishte 15 mijë e 368 vota, apo 28 më shumë se Peci që kishte 15 mijë e 340.

Numërimi në vendvotime
Votat pas verifikimit

Fillimisht votat numërohen nëpër vendvotime, teksa në Qendrën Komunale të Numërimit verifikohen dhe numërohen ato për kandidatë për asamble komunale.

Do të numërohen edhe votat e diasporës.

Gara në Mitrovicë sipas të gjitha gjasave do të ketë edhe raundin e dytë.