Zgjedhjet lokale

Vdiq kandidati për kryetar të Gjakovës, Nikollë Perkaj

nikolle prekaj

Ka vdekur kandidati për kryetar të Gjakovës nga radhët e Partisë së Ballit Kombëtar Demokrat Shqiptar, Nikollë Perkaj.

Ai ishte edhe kryetar i kësaj partie.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë publik miqtë dhe familjarët në rrjetet sociale.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të Kryetarit të PBKDSH. Ngushëllime të sinqerta familjes, farefisit dhe të gjithë anëtarëve të Ballit Kombëtar Shqiptar të Kosovës. Qoftë i paharruar kujtimi i tij dhe u prehtë në paqe”, thuhet në  një postim në Facebook.

Në nderim të Perkajt, PDK-ja anulon aktivitetet zgjedhore në Gjakovë

1 muaj më parë / 21 sht 2025 14:35
perkaj

Partia Demokratike e Kosovës ka anuluar të gjitha aktivitetet elektorale të parapara për sot në Gjakovë, pas vdekjes së Nikollë Perkajt, kandidatit për kryetar të kësaj komune.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa.

“Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Nikollë Perkaj, Kryetar i Partisë Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar dhe Kandidat për Kryetar të Komunës së Gjakovës. Ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit”.

“Në shenjë respekti dhe nderimi për kontributin e tij, aktivitetet elektorale të Partisë Demokratike në Gjakovë anulohen për sot.”, ka shkruar Beqa.