Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Gola i LVV-së: Jemi munduar të bëjmë koalicion me LDK-në në Gjakovë

Ardian Gola, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjakovës, e ka quajtur paradoksal koalicionin mes AAK-së që është në pushtet në këtë qytet dhe LDK-së.

Ai në emisionin “Zgjedhjet në KOHË”, ka thënë se LDK-ja si parti opozitare që ishte, gjithë fushatën e ka bërë duke e kritikuar Gjinin dhe AAK-në.

“Kjo vetëm sa na ka mobilizuar. Ne po komunikojnë me qytetarë dhe ata nuk janë aspak të kënaqur me këtë koalicion të arritur, sepse qytetarët po e shprehin nevojën për ndryshim, 52.5 për qind kanë dalë që duan ndryshimin e qeverisjes. Dhe çfarë ndodhë? Partitë që gjatë tërë fushatës elektorale e kanë kritikuar ashpër z. Gjini për politikat e tij mjedisore, infrastrukturore, urbane e të tjera, rreshtohen përkrah tij”, ka thënë Gola.

Ai ka thënë se ka insistuar për koalicion me LDK-në, edhe për faktin se ishte parti opozitare dhe edhe ajo, sipas tij, kërkonte ndryshim të qeverisjes.

Biseda ka thënë se ka pasur edhe me PDK-në.

Edhe Gola: Përfshirja e presidentit në negociatat për qeverinë rrezikon demokracinë Arbëri 2 o. më parë Gola: Përfshirja e presidentit në negociatat për qeverinë rrezikon demokracinë

“Me PDK-në kemi pasur disa biseda jo fort të strukturuara, më shumë spontane. Unë e kam shprehur vullnetin, por them të drejtën prej PDK-së nuk kam pritur shumë për shkak se PDK-ja është aleate tradicionale e AAK-së në Gjakovë. Prandaj nuk ka qenë insistimi shumë i madh. Insistimi ka qenë për LDK-në”, ka thënë Gola.

Sipas tij, ky koalicion e  forcon pozitën e tij para rundit të dytë më 9 nëntor.

“Ky fakt na forcon, pasi të gjithë po bëhen bashkë kundër ndryshimit, ndërkohë që LVV-së i mbetet koalicioni me qytetarët për ndryshim”, ka thënë Gola.


Gola i LVV-së: Unë prij në çdo vendvotim në qytet, sidomos në lagjen ku jetojmë unë e Gjini

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjakovës, Ardian Gola, ka thënë se ai dhe subjekti i tij politik, kanë reflektuar pas rundit të parë të zgjedhjeve lokale, që atë dhe LVV-në e nxori të dytën pas Ardian Gjinit të AAK-së.

Gola në emisionin “Zgjedhjet në KOHË”, ka thënë se qëllim i tij dhe i partisë në këto ditë të fushatës për balotazh mbetet zgjimi i masës së "fjetur" elektorale.

Tek ka komentuar rezultatin e 12 tetorit, ka thënë se në qendrat e votimit në qytet prin në të gjithat para Gjinit të AAK-së e në fshatra qëndron më keq se kundërkandidati.

Po ashtu ka thënë se në lagjen ky të dy jetojnë, ka dalë para Gjinit.

Edhe AAK-ja shpall fitoren në 4 komuna Zgjedhjet lokale 8 muaj më parë AAK-ja shpall fitoren në 4 komuna

“Në qytet unë prij me diku 1500 vota para z. Gjinit, sidomos te pjesa e Bllokut të Ri, aty ku e kam shtëpinë edhe unë edhe z. Gjini. Në çdo shkollë në qytet unë prij. Gjini më ka ikur jashtëzakonisht shumë në fshatra”, ka thënë Gola.

Balotazhi do të zhvillohet më 9 nëntor.