Në balotazhin e zgjedhjeve lokale në Kosovë, që do të mbahet më 9 nëntor, më së shumti përballje pritet të ketë mes Vetëvendosjes dhe LDK-së.
Sipas rezultateve preeliminare të Komisionit Qendror Zgjedhor, e ku nuk janë të përfshira votat nga diaspora, në balotazh në gjashtë komuna do të garojnë mes vete kandidatë të Vetëvendosjes dhe LDK-së.
Sipas shifrave aktuale në balotazh mes këtyre dy partive do të jenë Gjilani, Fushë-Kosova, Obiliqi, Peja, Prishtina dhe Vitia, ndonëse në Gjilan kandidati i Vetëvendosjes, Alban Hyseni, me vota të diasporës mund të fitojë edhe pa balotazh.
E po ashtu do të ketë katër përballje në balotazh mes kandidatëve të PDK-së dhe LVV-së. Balotazh mes kandidatëve të këtyre dy partive do të ketë në Mitrovicë të Jugut, Prizren, Kaçanik e Vushtrri.