Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, një ditë pas balotazhit aktivistëve të partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti u ka thënë se partia në këto zgjedhje ka fituar më shumë se kurdoherë më parë.
Ai ka thënë se partinë që e udhëheq nuk e ndali as, siç është shprehur, bashkimi i të gjithë kundërshtarëve.
“Tash do të qeverisim në shtatë komuna të Republikës, pra më shumë se kurdoherë më parë. Lëvizjen tonë s’e ndali dot as bashkimi i të gjithë kundërshtarëve. Ju faleminderit çdonjërit për angazhimin. Na presin shumë punë e sfida, që do të thotë se para nesh ndodhen shumë suksese e fitore”, ka shkruar Kurti.
Ai u ka kërkuar qytetarëve që të mbajnë përgjegjës secilin kryetar të zgjedhur për premtimet e dhëna.
“Treguat vullnet dhe pjekuri, i kontribuuat demokracisë në Kosovë dhe orientimit të politikave publike në komunat tuaja. Mbajeni përgjegjës tani secilin kryetar për premtimet e dhëna dhe gjendjen në qytete e fshatra”, ka shkruar Kurti.