Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku ka thënë se shtimi i autobusëve në kryeqytet është esencial.
Ai ka thënë se Prishtinës i duhen 240 autobusë për ta mbuluar trafikun urban.
Sipas tij, BERZH-i është dekurajuar nga partneriteti me komunën, duke shtuar se kjo e fundit e ka degraduar ndërmarrjen “Trafiku Urban”.
“Unë propozoj shtim të numrit të autobusëve menjëherë në fillim të mandatit. Prishtinës i duhet shtim i numrit të autobusëve. Për herë të parë pas shumë vitesh Trafiku Urban po punon me humbje. Kjo është fatkeqësi e madhe. Kemi mbipunësim, punësim të panevojshëm. Dy herë në këta muajt e fundit kanë ndodhur punësime të cilat nuk kanë qenë të kërkuara dhe natyrisht një partneritet i tillë dëmtohet kur komuna është joserioze dhe më shumë i jep rëndësi punësimit nepotik për nevoja elektorale sesa funksionalitetit të ndërmarrjes”, ka thënë ai.
Sipas tij, reformat në të gjitha ndërmarrjet janë esenciale.
Edhe
Çeku: Taksitë, pjesë e sistemit të mobilitetit që e bën Prishtinën më efikase
Ka shtuar se instrumenti më i mirë i kryetarit të komunës që të ofrojë një kryeqytet funksional, janë ndërmarrjet.
“Na duhen 240 autobusë për t’i plotësuar nevojat e Prishtinës. Na duhet korsia e veçantë. E di që nuk është e lehtë por është e realizueshme. Kur e kemi korsinë e veçantë, u ofrojmë qytetarëve alternativë të qëndrueshme të lëvizjes në kryeqytet”, ka thënë ai.
-
Çeku i VV-së premton rrjet të tramvajit për Prishtinën
-
Ahmeti: Nuk mund t’i lirosh nga pagesa në fushatë e pas tre ditësh të mbesësh pa para
-
Çeku: Të gjithë janë bërë bashkë, por s’do t’i lejojmë të ndalin ndryshimin
-
Çeku premton qytet të pastër dhe zbutje të trafikut në 6-mujorin e parë të qeverisjes