Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës e ka quajtur kundërligjore e të pakuptimtë vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos certifikuar dy subjekte për zgjedhjet lokale.
Ai ka thënë se është e papranueshme që të refuzohen subjekte për gabime gjuhësore dhe se ngjashmërisë me sloganin e një partie tjetër.
KQZ-ja nuk e certifikoi iniciativën “Lidhja për Prishtinën” pasi u tha se ka ngjashmëri me brendin dhe identitetin historik të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ndërsa, “Lëvizja për bashkimin e shqipëtarëve” nuk u certifikua për shkak të gabimit drejtshkrimor.
“KQZ-ja vazhdoi sot me praktikën kundërligjore e të pakuptimtë, të cenimit të së drejtës kushtetuese të subjekteve për pjesëmarrje në zgjedhje – vetëm për shkak të emrit të tyre... Kjo është thjesht burokraci e shndërruar në censurë. E drejta për të garuar është themel i demokracisë. Asnjë parti nuk ka monopolin mbi brendet apo kujtimet e fushatave. Për më keq, është e papranueshme të refuzohen subjekte për gabime gjuhësore, thua ti se anëtarët e KQZ-së janë lektorë”, ka shkruar Cakolli në Facebook.
-
KQZ-ja nuk i certifikon dy subjekte politike
-
Cakolli kritikon KQZ-në për mosnjohjen e rezultatit të Listës Serbe: Arbitraritet institucional
-
Gaxherri: LDK-ja e partitë e tjera është dashur të votojnë për certifikimin e Listës Serbe
-
Cakolli: Teatër politik në KQZ, vendimi do të rrëzohet nga PZAP-ja
-
Certifikohen 39 subjekte të tjera, dy refuzohen