Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në Prishtinë u rikthyen si parti e parë pas 12 vjetësh, pavarësisht që sipas tij, i kishin të gjithë kundër pa ndalë.
Abdixhiku në një postim në Facebook, shkroi se u listuan në rezultate si të parët për shkak të punës katërvjeçare të Përparim Ramës.
“Në Prishtinë, jemi rikthyer si parti e parë pas 12 vitesh jo me propagandë, as me exit-polle, e edhe me pak me zhurmaxhi mercenarë. Të gjithë kundër ditë e natë pa ndalë. Nuk jemi marrë fare me ta. Në Prishtinë, jemi rikthyer veç me punë. Punë në katër vite mandat të Përparim Ramës dhe LDK-së. Punë me ndryshimet e brendshme partiake. Sot, struktura e LDK-së në Kryeqytet, me 5 degë e 83 nëndegë eshtë par ekselancë! Guri, siç i themi ne. Model për secilin qytet. Prandaj prijmë me parti e kandidat në Prishtinë”, shkroi Abdixhiku.
Bazuar në rezultatet e KQZ-së, në balotazh për kryetar të Prishtinës do të jenë Përparim Rama nga LDK-ja dhe Hajrulla Çeku nga Lëvizja Vetëvendosje.
-
Kryetari i Prishtinës me mesazh për kryetarin e LDK-së dhe kandidaten e kësaj partie për presidente
-
Abdixhiku për Ramën: Ka qenë kandidat i pavarur në listën e LDK-së
-
Rama lavdëron Abdixhikun: Përfaqëson një model të lidershipit të përgjegjshëm
-
Vazhdimi i “Rrugës B”, beteja e parë e balotazhit LDK-VV
-
Abdixhiku shpall fitoren e LDK-së pa balotazh në tri komuna: Jemi të parët pas 12 vjetësh në Prishtinë