Besnik Tahiri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se në ditën e balotazhit është vërejtur defilim i zyrtarëve që kanë funksione shtetërore.
Në konferencën për media të mbajtur gjatë pasdites, Tahiri ka thënë se bazuar në të dhënat në terren, mbarëvajtja e procesit zgjedhor deri tani ka kaluar mirë pa ndonjë ekses të theksuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në orët e fundit kemi vërejtur një defilim të zyrtarëve që kanë funksione shtetërore e të cilët kanë kaluar qytete të ndryshme dhe që me një formë apo tjetër kanë ndikim”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se pjesëmarrja në votime deri tani është më e ulët krahasuar me rundin e parë, por ka bërë thirrje që qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike.
“Sot Kosova do të ketë një verdikt demokratik, le të jetë ai më i vërteti, i lirë dhe demokratik,” ka thënë Tahiri.