Një 18-vjeçar në Bare të Mitrovicës dyshohet se ka fotografuar votën gjatë procesit të votimit.
I dyshuari për këtë u shoqërua në Polici, ka bërë të ditur Fetije Bajrami, prokurore në Prokurorinë e Mitrovicës.
“Është në ndalim policor, te shohim tash. Ka bërë fotografim të votës. Është i moshës 18 vjeçare. Është duke dhënë deklaratë”, ka thënë Bajrami për KSP.
Gjatë ditës është raportuar se në qendrën e votimit “Lidhja e Prizrenit” në Carabreg të Deçanit një person dyshohet se ka fotografuar votën dhe me të janë marr organet e drejtësisë, ndërsa po në këtë qendër votimet janë ngritur dyshime për presion tek votuesit. Këto dyshime i paraqiti kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Deçanit, Jeton Mushkolaj.
Zgjedhjet e balotazhit
Pas një muaji fushatë, premtime e rivalitet politik, qytetarët e vendit u janë drejtuar kutive të...-
Identifikohen disa persona nga diaspora që e kanë fotografuar votën, rastet po hetohen
-
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim të votës
-
Ndalohet një person në Klinë për fotografim të votës
-
Në Istog dyshohet se një votë u këmbye për 10 euro, në Graçanicë për 50 euro
-
Tri raste të dhënies së ryshfetit për votë të raportuara në Polici