Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tri raste të dhënies së ryshfetit për votë të raportuara në Polici

zgjedhje

Foto: Driton Paçarada

Tri raste të dhënies ose marrjes së ryshfetit lidhur me votime, një rast i cenimit të përcaktimit të lirë të votuesve dhe një i cenimit të fshehtësisë së votës janë raportuar në ditën e zgjedhjeve. 

Një rast i dhënies ose marrjes së ryshfetit për votë është raportuar se ka ndodhur në Graçanicë ku është arrestuar një person që e ka fotografuar votën dhe ai ka deklaruar se i janë ofruar 50 euro për këtë. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte fotografuar fletën e votimit dhe i njëjti deklaron se për këtë i janë ofruar 50 euro. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. 

Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe Prizren ku dy persona, njëri në cilësinë e marrësit të ryshfetit e tjetri të dhënësit janë shoqëruar në Polici.

“Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri në cilësinë e dhënësit dhe tjetri të marrësit të një shume prej 120 euro në mënyrë që të votohet personi i caktuar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. 

Edhe Ndalohen dy persona në Fushë-Kosovë për ryshfet lidhur me votimin Zgjedhjet lokale Ndalohen dy persona në Fushë-Kosovë për ryshfet lidhur me votimin

Ndërkohë në Istog një person dyshohet se ka marrë 10 euro për të votuar një person të caktuar. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka marr 10 euro që të voton personin e caktuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

Lëshoi raporte mjekësore për asistencë gjatë votimit, intervistohet nga Policia

Në Kllokot është raportuar një rast i cenimit të përcaktimit të lirë të votuesve. 

“E dyshuara femër kosovare dyshohet se ka lëshuar raporte mjekësore për asistencë gjatë procesit të votimit, e njëjta është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës me dyshimin se me veprimet e saja ka kryer veprën penale. Veprimet e mëtejshme hetimore janë ndërmarr në koordinim me Prokurorin e Shtetit, përderisa rasti vazhdon te trajtohet ne procedure te rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

Edhe Në Istog dyshohet se një votë u këmbye për 10 euro, në Graçanicë për 50 euro Zgjedhjet lokale Në Istog dyshohet se një votë u këmbye për 10 euro, në Graçanicë për 50 euro

Ndërkohë në Mitrovicë një person është arrestuar dhe pastaj është liruar në procedurë të rregullt pasi dyshohet se ka fotografuar votën. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur duke fotografuar votën e tij. I dyshuari është intervistuar dhe më pas me urdhër të prokurorit është liruar në procedure të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.