Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Veseli zgjedh të punojë në parkun e qytetit në Drenas dhe Skënderaj të dielën

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli përmes një postimi në Facebook ka treguar se ka punuar në parkun e qytetit të Drenasit dhe Skënderajt me Rininë Demokratike të Kosovës.

Ai ka shkruar se Rinia Demokratike e Kosovës është shembull i angazhimit qytetar me interes shoqëror, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Një e diele pune dhe relaksi me Rininë Demokratike të Kosovës (RDK) në Parkun e qytetit në Drenas dhe në Skënderaj, ku ata po mbledhin libra për bibliotekën e qytetit. Në kuadër të organizimit të tyre të quajtur “Ne e duam Kosovën”, të rinjtë e RDK-së po zhvillojnë aktivitete të shumta në 31 komuna; po i pastrojnë parqet, po mbjellin lule, po mbledhin libra, duke dhënë shembull të angazhimit qytetar me interes shoqëror”, ka shkruar Veseli në Facebook.