Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, bashkë me bashkëshorten e tij, kanë mbërritur në vendvotimin e tij në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.
Ata kanë pritur rreth 15 minuta pasi që, siç merr vesh “Koha Ditore”, ata i kanë harruar letërnjoftimet.
Pas kësaj pritjeje, ata janë pajisur me mjetet identifikuese dhe e kanë kryer obligimin e tyre qytetar.
Veseli e pranoi se e ka harruar letërnjoftimin, mirëpo tha se, “kjo ka ndodhë për shkak se bashkëshortja e ka sugjeruar të vesh tjera rroba që të kombinohet me të”.
Ai i ka ftuar qytetarët të votojnë lirshëm, për shtetin e tyre, për sovranitetin, për zhvillimin ekonomik.
Artikuj të ngjashëm
-
Veseli fton qytetarët të dalin në zgjedhje masivisht
-
Krasniqi voton: Të gjithë qytetarët të dalin masivisht në zgjedhje
-
Kandidati për president i Malit të Zi shkon të votojë, por vëren se ka harruar letërnjoftimin
-
Veseli nënshkruhet në librin e zisë për George W.H. Bush
-
Veseli: Sot qytetarët vendosin kush do t’i qeverisë për katër vite