Sot në Mal të Zi po mbahet rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale. Në garë janë presidenti aktual Milo Gjukanoviq dhe Jakov Milatoviq.
Milatoviqit i ka ndodhur një gjë e pazakontë sot ndërsa shkoi për të votuar. Ai me të arritur në qendër të votimit në Podgoricë, i shoqëruar nga bashkëshortja, vërejti se nuk e ka letërnjoftimin, shkruan “Vijesti”.
Atij iu desh të kthehej në banesë për të marrë letërnjoftimin, ndërsa gazetarëve iu tha se kështu ndodh kur e ndërron kostumin në moment të fundit.
Artikuj të ngjashëm
-
Abazoviq i bën thirrje Milatoviqit ta anulojë vendimin për shpalljen e zgjedhjeve
-
Abazoviq: Milatoviqi është presidenti i parë evropian në Mal të Zi, misioni ka përfunduar
-
Mbyllen qendrat e votimit në Mal të Zi, votuan mbi 70 për qind
-
Mali i Zi në udhëkryq mes Evropës dhe Rusisë
-
Gjukanoviq voton dhe i jep mesazh Serbisë: Duhet t’i ndryshojë marrëdhëniet me fqinjët e saj