Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjukanoviq voton dhe i jep mesazh Serbisë: Duhet t’i ndryshojë marrëdhëniet me fqinjët e saj

Presidenti aktual i Malit të Zi Milo Gjukanoviq, i cili synon një tjetër mandat, ka votuar sot në Podgoricë. Ai ishte nën shoqërimin e gruas Lidija dhe djalit Bllazha, të cilët u panë duke shkuar në një shkollë në Podgoricë për të votuar.

Gjukanoviq foli për mediat, ndërsa tha se pret një proces zgjedhor të rregullt dhe beson se kjo është koha për rrugën evropiane të vendit që ai drejton.

“Është e rëndësishme që të gjithë qytetarët të mund të shprehin vullnetin e tyre dhe besoj se ashtu do të jetë. Është një moment i mirë që Mali i Zi të paralajmërojë rikthimin në rrugën e zhvillimit evropian, se po fillon një kohë e re më emirë ku Mali i Zi do të tregojë karakterin e vërtetë”, tha Gjukanoviq.

Mediat e pyetën Gjukanoviqin për raportet me Serbinë, kurse për këtë, kreu i Partisë Socialdemokrate theksoi se ato varen nga “fqinji që përpiqet të ndërhyjë në proceset e brendshme të atij vendi”.

“Marrëdhëniet me Serbinë do të jenë ashtu siç duhet dhe siç janë me fqinjët e tjerë. Sigurisht që mund të jenë më mirë, për sa më përket mua, ne kemi absolutisht një derë të hapur. Serbisë do t’i duhet të ndryshojë marrëdhëniet me fqinjët e saj, veçanërisht me Malin e Zi, ku po përpiqet të organizojë jetën e serbëve, por shteti i Malit të Zi duhet ta bëjë këtë. Asnjëherë nuk jemi përpjekur të ndërhyjmë në rregullimin e jetës së qytetarëve tanë në vende të tjera. Respektoni shtetin dhe atë që është dhe ju jeni të mirëseardhur këtu dhe do të merrni atë që prisni, por jo me koston e shtetësisë së Malit të Zi”, tha Gjukanoviq.

Deri në ora 13:00 kanë votuaar 39 për qind të votuesve.