Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se derisa ende dëgjojmë zëra nga Beogradi që kërcënojnë shtetin tonë dhe fëmijët tanë, duhet rikujtuar përgjegjësinë si liderë që të garantojnë siguri për brezat e rinj.
“Në Ditën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve, duhet rikujtuar edhe një herë përgjegjësinë që kanë si liderë t'ua garantojmë sigurinë brezave të rinj, që kurrë më të mos përsëritet e kaluara dhe të jetojmë në paqe, të gjithë fëmijët në këtë nënqiell”, ka shkruar ai në facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, Veseli thirrje që ata të integrohen
-
Veseli: Kosovës i duhen liderë të guximshëm
-
Veseli: Studentët e 1 Tetorit iu bashkuan kërkesave fundamentale për liri
-
Veseli akuzon Qeverinë në detyrë: Po rrezikohet sovraniteti i veriut të Kosovës
-
Veseli: Kosova është shndërruar faktor në stabilitetin e rajonit