Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Thaçi fton për dalje masive në zgjedhje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një videomesazhi të publikuar në YouTube i është drejtuar qytetarëve dhe institucioneve pas nisjes zyrtare të fushatës zgjedhore.

Ai ka ftuar qytetarët për dalje masive në zgjedhje.

“Pas nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit, si president i vendit ju ftoj që, të gjithë së bashku, ta konfirmojmë përsëri traditën e ndërtuar që të kemi zgjedhje të lira e demokratike dhe të forcojmë e të konsolidojmë edhe më tutje demokracinë tonë”, ka shkruar ai në Facebook.

Ky është adresimi i Thaçit: