Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përgëzuar partitë politike dhe kandidatët për kryetar të komunave për, siç ka thënë ai, “fushatë të dinjitetshme elektorale”.
Ndërsa, ka përgëzuar edhe shoqërinë civile dhe mediat për angazhim dhe raportim korrekt.
Përmes një statusi në Facebook, Presidenti Thaçi shprehet i sigurt se “procesi i nesërm zgjedhor do të jetë fer, demokratik dhe i bazuar në standardet evropiane, që tashmë i kemi vendosur si shoqëri”.
“I ftoj qytetarët e Republikës së Kosovës që të dalin në zgjedhje dhe me votën e tyre t’i zgjedhin udhëheqësit e komunave të tyre për katër vjetët e ardhshme”, deklaroi Thaçi.
Nesër, qytetarët e Kosovës të 20 komunave do të dalin në zgjedhje për të votuar për kryetarët e tyre të komunave përkatëse në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
-
Thaçi: Kosova dëshmoi pjekuri politike
-
Thaçi: Pjekurinë politike në zgjedhje ta tregojmë edhe në formimin e qeverisë së re
-
Thaçi fton qytetarët të votojnë, thotë se ata vendosin për të ardhmen euroatlantike të vendit
-
Thaçi apelon për një proces elektoral të drejtë dhe të lirë
-
Thaçi bën thirrje që të dielën të votohet për një të ardhme më të mirë