Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Shemben bastionet

Hambarët e partive kryesore të pasluftës kanë nisur rrjedhjen më të madhe. Vota u është tkurrur gjithandej komunave.

Zgjedhjet e parakohshme të së dielës kanë dëshmuar shembjen e bastioneve të partive që kanë qenë pjesë e pushtetit në periudha të ndryshme të pasluftës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Partisë Demokratike (PDK), e cila prej tri mandatesh ka mbajtur statusin e subjektit me fuqinë më të madhe elektorale, gati i është përgjysmuar vota në rajonin e Drenicës, ku përpara ka ditur të siguronte mbështetjen edhe në shkallën mbi 90 për qind. I është zbehur mbështetja në shumë komuna, përfshirë edhe Mitrovicën, prej nga është lideri i ri i saj, Kadri Veseli.

Lidhja Demokratike (LDK), e cila gjatë viteve ’90 e edhe deri në 2007-n ka qenë forca kryesore politike në Kosovë, tani ka rënë e treta në nivel vendi. Për herë të parë ka humbur primatin edhe në Prishtinë dhe në komunën e saj fqinje, Fushë- Kosovë. Tkurrje ka përjetuar edhe në bastionet sikur është Podujeva, e madje edhe në Istog, vendlindjen e liderit historik të LDK-së, ish-presidentit Ibrahim Rugova... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm