Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Serbët bëjnë thirrje të votohet Lista Serbe për “mbetjen e Serbisë në Kosovë”

“Serbët kanë shumë sfida dhe duhet të tregojnë unitet e solodaritet që të dalin sa më shumë për të votuar që të jemi energjikë. Dita e sotme duhet të dëshmojë lidhjen me Serbinë, është moment serioz në të cilin ndodhemi dhe duhet të jemi unikë. Me rëndësi është që dita e sotme të kalojë e qetë, një proces i mirë. Për të tjerat jam i sigurt se me Listën Serbe do t’ju garantojmë”, ka thënë Aleksandar Spiriq, Kryetar paralel i Veriut.

“Pres dalje të madhe në votime që serbët të shfrytëzojnë rastin të zgjedhin më të mirët mes nesh. Pres fitore të Listës Serbe dhe 10 mandate se kjo e garanton qëndrimin e Serbisë në Kosovë”, ka thënë Ivann Simiq, kandidat për deputet nga Lista Serbe, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkaq kreu i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, tha se duke pasur parasysh se zgjedhjet s’janë formalitet, “u bëj thirrje qytetarëve të zgjedhin kandidatët më të mirë. Jam i sigurt që Lista Serbe do të fitojë 10 mandate se vetëm kjo është garanci e mbijetesës së serbëve dhe Serbisë në Kosovë”, ka thënë Goran Rakiq.