Përfaqësuesit e Listës Serbe, të udhëhequr nga kryetari i tyre Goran Rakiq, dorëzuan sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën me emrat e kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.
Rakiq ka thënë se janë 20 kandidatë në listë, për të cilët tha se janë më të mirët.
“Lista Serbe edhe këtë herë ka kandidatët më të mirë në listën e saj. Pas këtyre njerëzve të Listës Serbe janë rezultatet. Ajo që është më e rëndësishmja është se pas Listës Serbe, si dhe pas popullit serb, qëndron presidenti Aleksandar Vuçiq dhe unë jam thellësisht i bindur, domethënë unë e di, se Lista Serbe do të fitojë të gjitha 10 mandatet”, ka deklaruar ai, raporton KP.
Artikuj të ngjashëm
-
Vuçiqi thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë
-
Lista Serbe: I kemi fituar të dhjetë mandatet e rezervuara
-
Vuçiq: Janë ditët e fundit të miat si president i Serbisë
-
Lista Serbe thotë se i ka fituar të gjitha ulëset e serbëve
-
Ndërhyrja e Vuçiqit dhe joshjet financiare me ndikim në votën e serbëve në Kosovë