Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Selimi në Drenas: Drenica s’pranon të udhëhiqet nga frikacakët

Nga Drenasi, kandidati për deputet, Rexhep Selimi, tha se qytetarët e kanë vendosur tashmë, teksa ka ftuar Albin Kurtin të bëhe gati, të përvjelë duart sepse po e presin të gjithë në ballë të qeverisë.

"Drenica nuk do të pranojë të udhëhiqet nga frikacakët se Drenica është trimneshë, Drenica nuk do të pranojnë të udhëhiqet nga të pandershmit, se Drenica është e ndershme", ka thënë Rexhep Selimi në tubimin elektoral të Drenasit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tutje, Selimi ka shtuar se Drenica mund të mashtrohet një herë, por jo gjithmonë.

"Drenica nuk është bankomati i tyre sa herë atyre tu teret fyti. Qytetarët e Drenicës kanë nevojë për ju aktivistë që ti ndihmoni që t’ia japin një gjobë atyre që e gjobitën Drenicën për 18 vite. Dhe numri 35 është gjoba e tyre", ka porosituar Rexhep Selimi qytetarët e Drenasit, duke shtuar se pushteti i djeshëm është përgjegjës para U K-së sepse luftëtarët më të mëdhenj ia dërgoi në burg dhe e solli Gjykatën Speciale.

"O me të kaluarën e pandershme, o me Albin Kurtin e përparuar. Pra le ta fillojmë këtu, t’i biem gjarprit këtu në kokë, që gjarpri të mos ketë më vend në folenë e shqiponjave", tha në fund Selimi.

Kryetari i Qendrës së VV-së në Drenasi dhe kandidati për deputet, Shemsi Elezi, në tubimin përmbyllës zgjedhor në këtë komunë tha se VV në Drenas është e strukturuar mirë dhe të rinj dhe të reja çdo ditë po i bashkohen asaj.

"Klani 'Pronto' nuk e ka origjinën në Drenas, por në individë të caktuar", ka thënë Shemsi Elezi, teksa shtoi se Drenasi me qytetarët e tij e ka drejtuar mendjen, syrin dhe trupin drejt VV-së.

"Drenasi nuk e përkrah klanin 'Pronto' dhe as koalicionin e panikut", ka thënë po ashtu kandidati për deputet, Shemsi Elezi,

Nga tubimi i VV-së në Drenas, kandidati për deputet, Xhavit Drenori, tha se habitet se si në Drenicën e shkumbuar nga Serbia kanë fytyrë të vijnë të kërkojnë votë edhe pas 18 vitesh plaçkitjeje.

"Përgjigja më e mirë prej nesh është se nëse më ke mashtruar njëherë ti je fajtori, nëse ta jap shansin të më mashtrosh për së dyti fajin e kam ynë", ak thqnë Drenori në Drenas.

Drenori tha se jemi dëshmitarë se si i kanë zhveshur nga morali politikat këta politikanë.

"Ndryshimin e kam filluar nga vetvetja. Ju garantoj vetëm një gjë: punë, punë, punë", premtoi Xhavit Drenori para bashkëqytetarëve të tij, teksa tha se Kosovës i duhet patjetër Albini kryeministër.