Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Policia vetëm ka kërkuar kartelat, nuk ka arrestuar “vëzhguesit” në Gjakovë

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka konfirmuar për portalin Koha.net se “me kërkesë të menaxherit të një qendre të votimit në Gjakovë, është bërë verifikimi i kartelave të disa personave të një OJQ-je”.

“Sipas informacioneve të para thuhet se kemi të bëjmë me një OJQ të licencuar nga KQZ”, ka thënë Kelani, teksa ka konfirmuar po ashtu se të njëjtin nuk janë arrestuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ish-deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka qenë ajo që ka thënë përmes profilit të saj në Facebook se “në shkollën fillore ‘Yll Morina’ në Gjakovë, janë arrestuar 30 persona të atij Institutit fantom, në të cilin fshiheshin militantët e PDK/AAK/Nisma, që kishin për qëllim prishjen e procesit zgjedhor. Përgëzime për punën në këtë rast. Duhet të veprohet edhe me të tjerët njësoj!”.