Mimoza Kusari-Lila, nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, ka kritikuar koalicionin PDK-AAK-Nisma duke thënë se është koalicion që lufton për pushtet dhe jo shtet.
Ajo në Interaktiv të KTV-së ka thënë se koalicioni i PDK-së me AAK-në e Nismën ishte bërë vetëm për ndarje të postit dhe s’ka të bëjë me pika të përbashkëta në programin qeverisës të tri partive.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Rasti më eklatant i kapjes së shtetit është koalicioni tjetër, PDK-AAK-Nisma. Për pak orë u vendos që të hiqet dorë nga postet dhe u bënë të gjitha ato rokada për koalicion. Ndryshimet dhe format që e bënë koalicionin e kanë bërë për pushtet dhe jo për shtet. Treguan vetëm kush kandidon për kryeministër kush për çka, asgjë për plan programor”, ka thënë ajo.
Kusari-Lila, që është edhe kryetare e Gjakovës, ka kritikuar këtë koalicion edhe për mbulimin e qytetit të Gjakovës me pano pa marrë leje nga urbanizmi.
“Ato do të hiqen se janë pa leje. Një koalicion që flet për shtetin e mirë të vendos pano pa asnjë leje, kjo tregon kush janë ata. Në Gjakovë janë opozitë, po sikur të jenë në pushtet”, ka shtuar Kusari-Lila.