Kandidatja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje për kreun e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se në Gjakovë po vjen ndryshimi.
Në “Zgjedhjet në KOHË”, Kusari-Lila, ka thënë se kundërkandidati i saj në balotazhin e të dielës, Ardian Gjini i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës (AAK) po i ikë debatit. Ajo ka akuzuar kryetarin aktual të Gjakovës për keqqeverisje. Ka thënë se tenderomania ka karakterizuar qeverisjen e Gjinit.
“Nuk ka asnjë substancë qeverisja e tij. E para që e ka karakterizuar qeverisjen e tij është tenderomania. Tenderët për projekte kapitale, ku fitojnë kompani të caktuara, e përsëritet kjo gjatë gjithë mandatit 4-vjeçarë. Më pas punësimet partiake e politike, në të gjithë sektorët. Mungesë e çfarëdo ngritje të mirëqenies së përgjithshme”, ka thënë Kusari-Lila.
-
Kusari-Lila beson në përmbysje të rezultatit në Gjakovë
-
Kusari-Lila: Gjakova shkon në raund të dytë të zgjedhjeve
-
Gjini drejt edhe një mandat në krye të Gjakovës
-
Gjini: Do ta vazhdojmë punën për ta bërë Gjakovën qytet ku ia vlen të punohet e jetohet
-
Haradinaj: Ardian Gjini, kryetar model për tërë Kosovën