Kandidatja për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se në Gjakovë do të ketë raund të dytë të zgjedhjeve.
Ajo ka thënë se gjakovarëve po ju ofrojnë një mundësi për ndryshim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas saj, kjo qeverisje e deritanishme nuk do të vazhdojë edhe për katër vite të tjera.
“Kemi pasur një performancë në këto javët e fundit parazgjedhore të qeverisjes në ikje duke i përdorur të gjitha resurset në prezantim të projekteve. Duhet të analizohen të gjitha ato për të shikuar dëmin që i është shkaktuar komunës. Nuk është e vërtetë që fitorja e Gjinit është e thellë. Ka pak vota që na ndajnë. Diferenca në këto palë zgjedhje është shumë më e vogël se në vitin 2017. Nëse analizohet fushata kundër meje, përmes rezultatit e shohim se e njëjta është e paqëndrueshme”, ka thënë ajo.