Kandidatet për deputete nga Lista Serbe, Jasmina Dediq, Milana Nikoliq, dhe Verica Çeriq presin që të marrin përkrahjen nga serbët në Kosovë për shkak se lista e tyre përkrahet nga Beogradi zyrtar.
“Pres që populli të përkrah Listën Serbe sepse ajo përkrahet nga Beogradi dhe presidenti serb. Spresojmë që tash e tutje do të jetojmë më mirë”, është shprehur Dediq, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKurse Milana Nikoliq ka thënë se, “ presim një të ardhme më të mirë, dhe shpresoj që të mbijetojë gjithçka serbe këtu”.
Kurse Çeriq pret fitoren e Listës Serbe pasi përkrahet nga Beogradi, dhe sipas saj siguron të ardhme më të mirë për serbët.
“Sot pres fitore të Listës Serbe e përkrahur nga Beogradi, dhe të ardhme më të mirë për serbët”, ka thënë ajo.
Ato kanë votuar në shkollën “Sveti Sava” në veri të Kosovës.
{gallery}