Ramush Haradinaj, lideri i AAK-së dhe kandidat për kryeministër nga koalicioni me PDK-në dhe Nismën, ka thënë se Klina është njëra prej shumë komunave që meriton përkrahjen e vërtetë të shtetit.
Ai tha se ndjehet keq që, siç tha ai, asnjë qeveri deri më sot nuk e ka bërë të duhurën për këtë vend që, njëkohësisht, lidh dy prej regjioneve më të rëndësishme të Kosovës, Dukagjinin dhe Drenicën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk mund të rrimë duarkryq e të mbesim vetëm duke u ankuar. Do të marrim vendime të mëdha për vendin dhe qytetarët tanë. Kosova do të ecë vetëm përpara. Pasuritë e kësaj toke do t’i kthejmë në zhvillim ekonomik dhe punësim. Me 11 qershor, vendosni për tu bashkuar për shtetin, zhvillimin, punësimin dhe mirëqenien e qytetarëve të vendit”, ka thënë Haradinaj në një postim në Facebook.