Zgjedhjet lajme

Kelmendi: Do të rikthejmë buzëqeshjen që dikur kishin pejanët

Partia FJALA sot bëri hapjen e fushatës së saj në qytetin e Pejës.

Para medieve dhe qytetarëve të Pejës prezantoi dhjetë kandidatët që vinë nga qyteti i Pejës, kandidat këta me kuadro të larta intelektuale si juristë, inxhinierë të kimisë, magjistra të agrobiznesit, afarist si dhe nga fusha e ekonomisë, ku katër kandidatë janë ekonomistë me profesion.

Sipas Kryetarit të Partisë FJALA, Gëzim Kelmendi, qyteti i Pejës më së shumti është shkatërruar ekonomikisht dhe me kandidatët e saj.

“Nga fusha e ekonomisë do të rikthejmë buzëqeshjen që dikur kishin pejanët”, ka thënë Kelmendi.

Në mesin e kandidatëve ishte edhe ikona e basketbollit pejan Arian Çallakaj i cili pos profesionit si basketbollist është edhe ekonomist me profesion.

“Nga ky qytet vi edhe unë si kryetar i partisë FJALA andaj besojmë fuqishëm se Peja nuk do t’i zhgënjej djemtë e saj, do voton për FJALËN dhe së bashku do dalim triumfues në zgjedhjet e 11 qershorit”, ka shtuar ai.

Njëjtë sikurse në qytetet e tjera edhe në Pejë, Partia FJALA nuk i thirri qytetarët në tubime por shkoj vet tek qytetarët duke dëgjuar brengat e tyre dhe duke vizituar lokalet-bizneset e tyre.