Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2025

Numërohen 36.96% e votave me postë, këta janë kandidatët më të votuar

zgjedhjet

Foto ilustrim

Foto: Driton Paçarada

(Lajm i përditësuar 14:46)  - Fiks një javë pas mbajtjes së zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke i numëruar votat me postë. Fituese e këtyre zgjedhjeve doli Lëvizja Vetëvendosje me 50.22 për qind, e dyta Partia Demokratike e Kosovës me 20.64 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës  me 13.40 për qind dhe AAK-ja me 5.59 për qind. Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt nuk e kaloi pragun.

Deri tash, ashtu siç tregojnë shifrat në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë numëruar votat e rregullta dhe votat nga përfaqësitë diplomatike. Në proces janë ato me postë. Aktualisht janë numëruar 36.96 për qind e votave me postë dhe kandidatët më të votuar janë Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati dhe Donika Gërvalla.

Te Partia Demokratike janë Bedri Hamza, Përparim Gruda, Arian Tahiri, Sala Jashari dhe Ganimete Musliu.

Te Lidhja Demokratike Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Ukë Rugova, Kujtim Shala dhe  Avdullah Hoti.

Te AAK-ja janë Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Agim Çeku dhe Time Kadrijaj.

Edhe Numërohen votat për kandidatë në mbi 80 për qind të vendvotimeve, këta janë më të votuarit Zgjedhjet 2026 Numërohen votat për kandidatë në mbi 80 për qind të vendvotimeve, këta janë më të votuarit

90 deputetë të legjislaturës së kaluar që nuk e kryen asnjë punë, do të jenë të njëjtë edhe në legjislaturën e re, ka treguar rezultati i numërimit të 100 për qind të votave të rregullta e 97 për qind të atyre në përfaqësi diplomatike.

42 deputetë të Vetëvendosjes nga përbërja e kaluar e Kuvendit kanë fituar mandate për të qenë sërish deputetë.

Nga Partia Demokratike mandatet i kanë rifituar 16 deputetë të njëjtë.

Nga Lidhja Demokratike 11 e nga AAK-ja 5.

Në këtë legjislaturë për herë të parë do të hyjnë 17 deputetë, prej tyre 9 nga LVV-ja, 3 nga PDK-ja, 3 nga LDK-ja, 1 nga komuniteti serb dhe 1 nga pakicat joserbe.

E 14 deputetë nga legjislaturat e mëhershme, para asaj të 9-tës, do t’i kthehen Kuvendit, përfshirë Xhavit Halitin e Ukë Rugovën.

Edhe Numërohen votat për kandidatë në mbi 55 për qind të vendvotimeve, këta janë më të votuarit Zgjedhjet 2026 Numërohen votat për kandidatë në mbi 55 për qind të vendvotimeve, këta janë më të votuarit

Sipas rezultatit aktual, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë fiks 50 për qind të votave me 56 deputetë.