Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Martinez flet për Ronaldon dhe krahasimin e tij me Messin

ronaldo

Përzgjedhësi Roberto Martinez ka thënë se Cristiano Ronaldo është sulmuesi më i mirë i Portugalisë.

Ai ka thënë se nuk është problem për Ronaldon paraqitja për 90 minuta.

Ronaldo i kompletoi të gjitha tri ndeshjet e fazës së grupeve.

Ai pritet të luajë nga minuta e parë edhe në ndeshjen ndaj Kroacisë, në kuadër të 1/16 të finales të Kupës së Botës.

Ndeshja Portugali – Kroaci luhet nga ora 1:00 e mëngjesit të së premtes, sipas kohës në Kosovë.

“Nuk është problem për Ronaldon paraqitja për 90 minuta. Cristiano është sulmuesi ynë më i kompletuar, lojtari që bën vrapime në zonë”, ka thënë Martinez.

Edhe Ronaldo nuk pushon, selektori mbron vendimin Botërori 2026 Ronaldo nuk pushon, selektori mbron vendimin

Ai në konferencë është pyetur edhe për krahasimin e Ronaldos me Messin.

“Ne nuk krahasojmë veten me lojtarë të tjerë nga ekipe të tjera”, është shprehur Martinez.