Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2025

5.762 vota u vodhën për kandidatët në Malishevë, më së shumti përfituan ata të PDK-së

Edhe në Komunën e Malishevës është tjetërsuar vullneti i qytetarëve për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë brenda subjekteve politike. 5.762 vota u vendosën rrejshëm për kandidatët. Devijimi më i madh u bë brenda PDK-së

5.762 vota janë tjetërsuar nga komisionerët në Malishevë për përfitim të kandidatëve për deputetë nga të gjitha subjektet politike.

Abuzimi më i madh ka ndodhur brenda Partisë Demokratike të Kosovës.

Në këtë subjekt janë devijuar 8.25 për qind të votave të të gjithë kandidatëve.

Nga mbi 39 mijë votat që i morën kandidatët, në Qendrën Komunale në Malishevë 3.273 u përshkruan rrejshëm.

Kandidati që përfitoi më së shumti nga ky manipulim brenda PDK-së është Gazmend Maliqaj, të cilit iu përshkruan 927 vota më tepër.

Edhe Nisin hetimet për manipulime me vota edhe në Malishevë Arbëri Nisin hetimet për manipulime me vota edhe në Malishevë

Pas tij vjen kandidati tjetër Fetah Paqarizi, të cilit iu dhanë 728 vota pa i marrë fare. E i treti është Adnan Thaqi me 703 vota.

Pas PDK-së, manipulime me votat e kandidatëve u bënë edhe në AAK.

Nga 4.259 u vodhën 273 apo 6 për qind e tyre.

Pa votuar për të, Enver Hotit të AAK-së iu shtuan rrejshëm 128, Albana Bytyqit 40 e Haki Abazit 37.

Nga përqindja e votave të devijuara subjekti i tretë është LDK-ja.

Edhe Rinumërimi vazhdon të nxjerrë në shesh manipulimet me vota Zgjedhjet 2025 Rinumërimi vazhdon të nxjerrë në shesh manipulimet me vota

Në këtë parti u ndryshuan mbi 3 për qind të votave të kandidatëve. Nga mbi 20 mijë vota gjithsej u tjetërsuan 625 sosh.

Prin Gëzim Hazrolli me 340 vota të vjedhura, Lumir Abdixhiku me 65 e Xhavit Uka me 46.

E 825 vota janë vjedhur gjithsej edhe brenda LVV-së nga afër 70 mijë sa ka marrë kjo parti në Malishevë.

Nga ky abuzim përfitoi më së shumti kandidati Valon Hoti - 312 vota, pas tij vjen Gani Krasniqi me 271 dhe Adnan Rrustemi me 60 vota.

723 vota u vodhën edhe mes kandidatëve të Nismës Socialdemokrate.

Edhe Haxhiu kërkon rinumërimin e të gjitha votave të kandidatëve të PDK-së Zgjedhjet 2026 Haxhiu kërkon rinumërimin e të gjitha votave të kandidatëve të PDK-së

Deri të enjten, KQZ-ja ka njoftuar se e përmbylli rinumërimin në 9 komuna, duke i përfunduar rreth 45 për qind të kutive të votimit.