Milaim Zeka nga Partia Euroatlantike e Kosovës, pasi që ka votuar u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë, në mënyrë që të kenë të drejtë të kritikojnë ata që do të jenë në ekzekutiv pas 6 tetorit.
Ai ka ftuar për mbarëvajtje të procesit zgjedhor, për të parandaluar keqpërdorimin e votave, transmeton kp.
“Dëshiroj me iu bë thirrje të gjithë qytetarëve me dal me dhanë votën e vet, pavarësisht se për kë votojnë. Unë mendoj që vota është e shenjtë për mos me u keqpërdorë votat, për mos me votu njerëzit në emrin e dikujt tjetër. Qytetarët duhet të votojnë në mënyrë që të kenë të drejtë me i kritiku ata që e marrin në dorë pushtetin. Nëse nuk votojmë nuk kemi të drejtë as me kritiku”, tha ai.
Artikuj të ngjashëm
- Votimi
-
Thaçi fton qytetarët të votojnë, thotë se ata vendosin për të ardhmen euroatlantike të vendit
-
Voton Valdete Daka, bën thirrje për kujdes gjatë procesit të zgjedhjeve
-
Kosnett: Më 6 tetor dilni dhe votoni për të ardhmen tuaj
-
SHBA-ja thërret qytetarët të raportojnë shkeljet eventuale gjatë zgjedhjeve