Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka kryer obligimin e saj qytetar duke votuar në Prishtinë.
Ajo ka porositur qytetarët, komisionerët e partitë politike që të bëjnë kujdes gjatë ditës së sotme në mënyrë që të ketë proces të rregullt zgjedhor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pasiqë e kam kryer obligimin tim kushtetues dhe qytetar. I ftoj të gjithë qytetarët, të gjitha subjektet politike, komisionet që ditën e sotme të kenë kujdes dhe nga ky moment procesi është në duart e tyre. Ta kemi parasysh se gjithçka që do të ndodhë i faturohet Kosovës, e jo atyre. Suksese të gjithëve e punë të mbarë”, ka thënë Daka.
KTV-ja raporton se në Komunën e Prizrenit janë hapur me rregull qendrat e votimit.
E edhe në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë qendra e votimit është hapur me kohë.