Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2019

Sot tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 6 tetor 2019.

Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike bëhet në ambientet e KQZ-së dhe fillon në orën 16.

Janë 20 parti, 4 koalicione dhe 1 kandidat i pavarur që garojnë në këto zgjedhje.

Është bërë e ditur se renditja e subjekteve politike në fletëvotim do të fillojë nga numri 111 deri 135.