Sot mbyllet afati për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve të cilët duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.
Të gjitha partitë politike, koalicionet, iniciativat qytetare dhe kandidatët e pavarur, duhet të dorëzojnë kërkesën për certifikim në Zyrën për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim pranë KQZ-së deri në mesnatë.
Deri më tani, vetëm dy subjekte kanë aplikuar për të marrë pjesë në zgjedhje, por sigurisht që gjatë ditës së sotme edhe partitë e tjera pritet të aplikojnë dhe të dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë.
Procesi i certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve më pas do të zgjasë deri më 10 shtator.
Afati për zëvendësimin e kandidatëve do të jetë nga 8 shtatori deri më 17 shtator. Ndërsa, publikimi i listave të kandidatëve të certifikuar do të bëhet deri më 10 shtator.
-
Sot përfundon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë
-
Edhe dy ditë kohë për partitë politike t'i dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë
-
Nis afati për certifikimin e partive dhe dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë
-
Sot përfundon afati për subjektet e reja politike për aplikim në zgjedhjet e 7 qershorit
-
Sot afati i fundit për partitë për njoftimin e pjesëmarrjes në zgjedhje dhe regjistrimin e koalicioneve