Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2019

Sherifi: Nisma e ka kaluar pragun, do të jemi pjesë e legjislaturës së shtatë në Kuvend

Nisma Socialdemokrate ka mbajtur konferencë për media, nga ku u tha se kjo parti tashmë e ka kaluar pragun zgjedhor.

“Koalicioni Nisma-AKR-PD do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e shtatë”, tha Bilall Sherifi, ish-shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, përcjell Koha.net.

Në këtë konferencë për media, Sherifi tha se koalicioni Nisma-AKR-PD e ka kaluar pragun zgjedhor duke përfshirë të gjitha votat e numëruara.

Ai tha se Nisma ka marrë 5.017 përqind.

“Lidhur me procesin e numërimit të votave nga fillimi deri sot, koalicioni ka arritur të grumbullojë rreth 42 mijë vota, nga diaspora kemi marrë 915, nga ato me kusht e të personave me nevoja te veçanta 1401 vota", tha ai. 

Edhe Sherifi thotë se koalicioni Nisma-AKR-PD do ta kalojë pragun Zgjedhjet 2019 Sherifi thotë se koalicioni Nisma-AKR-PD do ta kalojë pragun

Por kujtojmë se votat e diasporës nuk janë numëruar ende. PZAP-ja, pritet të mblidhet të hënën për të marrë vendim për t’i numëruar këto vota.

Ndërkaq, sot në QNR ka përfunduar numërimi i votave me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.