Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka njoftuar se i janë bashkuar udhëheqës të Nismës në diasporë dhe aktivistë të LDK-së.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Veseli ka thënë se frontet e luftës kundër korrupsionit dhe nepotizmit do të jenë në çdo vend, prandaj sipas tij, të shumtë janë edhe njerëzit anekënd Kosovës dhe diasporës, që po i bashkohen vizionit të PDK-së.
“Nuk kanë të ndalur njerëzit që po i bashkohen PDK-së, sepse vetëm ne mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë.Mirëseardhje i urova Kryetarit të Nismës për Diasporë, Ajet Zmajlaj, Kryetarit të Nismës për Slloveni, Ramë Balaj, aktivistit të LDK-së, Vahid Ibrahimi, ekonomisteve Ardiana Zmajlaj dhe Rabije Xhigoli, inxhinierit të ndërtimtarisë, Erson Suka, ekspertit të komunikacionit, Bardhyl Abazi, gjeodetit Isak Bejtullahu, politologes Kaltrina Alushani, aktivistes Kaltrina Beqiri dhe ekonomistit të njohur Remzi Llumnica”, ka thënë ai.
-
Veseli: PDK-ja nuk merr pjesë në delegacionin për dialog
-
PDK-ja kërkon krijim të shpejtë të institucioneve të reja
-
Veseli paralajmëron opozitë të fortë dhe rizgjim të fuqishëm të PDK-së
-
PDK-ja do të jetë opozitë e fuqishme, thonë kryetarët e degëve të kësaj partie
-
Veseli: Territori i Kosovës nuk do të cenohet